U vra pranë shtëpisë në Ksamil, del fotoja e 40 vjeçarit
Ky është 40 vjeçari Gramoz Memaj i cili është vrarë ditën e sotme pranë shtëpisë së tij në Ksamil.
Gramoz Memaj, është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.