Sarandë, vijojnë gjatë natës arrestimet për personat që kanë ndërtuar pa leje

Policia e Sarandës vijon punën në terren për parandalimin e ndërtimeve pa leje.

Mbrëmjen e së martës më 15 qershor, policia Sarandës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë i shtetasve F. B banues në Mursi të Konispolit dhe shtetasi T. F banues në Lushnje.

Gjithashtu, u procedua dhe shtetesja V. H banuese në lagjen nr.1 në Sarandë, pasi është konstatuar se po kryenin ndërtime pa leje.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë. /Sarandanews.com/