KLP mblidhet nesër për përjashtimin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të mblidhet ditën e nesërme për të marrë një vendim lidhur me shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.
Mbledhja online e KLP do të nisë në orën 11.
Hasa u arrestua dy ditë më parë për korrupsion, ndërsa u la sot në burg.
Nga hetimet e SPAK, rezultoi se ai ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave.
Prokurori i Sarandës Sali Hasa arrestuar dy ditë më parë si i dyshuar për korrupsion, ka shpërthyer në të qara në gjykatë.
Atij i janë vënë përballë provat ku është fotografuar nga hetuesit duke marrë para, ndërsa përgjimet kanë zbuluar edhe si trukoheshin ndeshjet e kategorisë së dytë për 150 euro.