Jonjana Husi punonjësja model nga Saranda në Postën Shqiptare

Jonjana Husi është një nga punonjëset e Postës Shqiptare në filialin e Sarandës, që u shërben qindra qytetarëve sarandiot.

Jonjana Husi ka qenë sot një nga punonjësit që është promovuar në faqen zyrtare të Postës Shqiptare e cila shkruan:

“Jonjana është një nga punonjëset tona në Filialin e Postës Sarandë dhe prej 7 vitesh është pjesë e stafit tonë në shërbim të klientëve.

Në sportelin e saj universal mund të kryeni të gjitha shërbimet postare dhe financiare, si dhe Jonjana është e gatshme dhe e trajnuar për t’ju asistuar në përdorimin e aplikacionit ePosta”, thuhet në postimin e Postës Shqiptare. /Sarandanews.com/