Ishte nisur nga Tirana për Sarandë, merr flakë furgoni në Memaliaj
Një furgon i cili ishte i ngarkuar me goma është djegur plotësisht mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Iliras në Memaliaj.
Mesohet se furgoni është djegur ndërkohë që ishte në ecje. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse mjeti është djegur plotësisht.
Drejtues i furgonit ishte shtetasi Gjiton Mullai, që ishte nisur nga Tirana për në Sarandë.
Djegia e furgonit ka vështirësuar qarkullimin për disa minuta në këtë segment rrugor.