Ina Zhupa: Do votoj Lulzim Bashën, atë e ka frikë Edi Rama
Deputetja e Sarandës, Ina Zhupa, ka deklaruar votën për Lulzim Bashën në zgjedhjet që do mbahen të dielën për kryetar të Partisë Demokratike.
“Votoj Lulzim Bashën sepse jam me shqiptarët që e duan ndryshimin!
Kemi bërë beteja të jashtëzakonshme opozitare duke demaskuar drogën, krimin, blerjen e zgjedhjeve të 2017, korrupsionin, oligarkinë, kriminelet në parlament. Beteja që Lulzim Basha i bëri me demokratët për gjjthë shqiptarët, meritat e të cilave ja njeh vendi dhe ndërkombëtarët.
Vetë investimi me miliona në lajme të rreme për të dëmtuar figurën e Bashës ishte sepse ai paraqet rrezik, sepse ka demaskuar qeverisjen kriminalo-korruptive te Edi Ramës.
Mbi 670 mije shqiptare sfiduan frikën, presionin, refuzuan parate e krimit dhe votuan ndryshimin. Beteja duhet te kurorëzohet me fitoren e shqiptarëve qe duan ndryshimin dhe këtë vetëm me Lulzim Bashën në krye do tja dalim”, shprehet Ina Zhupa. /Sarandanews.com/