Himarë, Jorgo Goro: Hapi i parë do të jetë lirimi i bregdetit nga ndërtimet pa leje
Kryetari i bashkisë së Himarës, Gjergji Goro komentoi për Euronews Albania deklaratën e kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje duke e cilësuar atë si një nismë serioze e cila do të mbrojë bregdetin.
“Edhe në bashkinë e Himarës ka ndërtime pa leje por jo të karakterit masiv. Janë ndërtime të lehta të cilat me kalimin e kohës edhe ato do të hiqen dhe do të ketë mundësi që gjithë territori i bregdetit të jetë i pastër,” – u shpreh Goro.
Ai sqaroi ndër të tjera se sezoni turistik këtë vit, duke marrë parasysh dhe masat anti-COVID, ka nisur shumë mirë dhe interesi për të vizituar plazhet sa vjen e rritet.
Sipas tij edhe bashkia dhe operatorët turistik janë gati për të pritur qytetarët duke ofruar kushte sa më të mira dhe siguri maksimale në këtë periudhë pandemie.
Sa i takon çmimeve “të kripura” të hoteleve dhe restoranteve, Goro theksoi se është një çështje e cila duhet trajtuar me kujdes nga mbikëqyrja e vazhdueshme e bashkive dhe institucioneve ligjzbatuese, sidoqoftë u shpreh se nga konstatimet deri tani, çmimet janë njësoj me vitin e kaluar dhe janë të përballueshme.