Himarë/ Flet çifti i pushuesve: Fëmija qante dhe pati të vjella nga frika!
Një sherr me pushuesve dhe pronarëve të një hoteli në plazhin e Livadheve ka “ndezur” sezonin. Në një prononcim për Panorama.al, çifti i pushesve ka dhënë versionin e tyre lidhur me ngjarjen e ndodhur duke bërë me dije se kishin pronotuar për ditën e premte dhe të shtunë, ndërsa rrëfejnë se kishin mbërritur në hotel të enjten rreth orë 18:00.
“Si fillim nuk na ofroi internet, duke na thënë nuk ju ndihmoj dot. Ditën e dytë patëm një incident me higjienën. Dolën në orën 09:00 dhe i morëm në telefon, pasi recepsioni nuk funksiononte. Erdhi një zonjë e cila na tha që nuk mund të largoheshim dhe duhet të rrinim edhe ditën e shtunë,”– tregojnë ata.
Sipas tyre, më pas ata debatuan me pronarët, ndërsa e zonja i kërcënoi se duhet që të paguanin për disa çarçafë të djegur, të cilat çifti pretendon se nuk i kanë dëmtuar.
Çifti: Si mund të silleni kështu, aq më tepër nga dikush që pret nga ju shërbim dhe ju prisni që më pas t’ju vijë përsëri në hotel? Nuk dua t’ju them arsyet se WiFi dhe higjiena nuk funksiononte, pasi gjetëm gjëra të fëlliqura në tokë, por do largohemi.
Mirëpo, gjatë kohës që janë larguar, një makinë ka tentuar t’i godasë në rrugë, por fatmirësisht kanë manovruar, duke iu shmangur pasojave. Makina ka vazhduar t’i ndjekë, duke i rënë borisë. Ndërsa më pas bënë me dije se Policia ishte treguar korrekte për sqarimin e ngjarjes.
“Thashë do ketë ndonjë hall, ta lemë të kalojë. Pasi parakaloi, duke bërë manovra të rrezikshme ndalova për arsye sigurie, ndalon dhe zonja dhe thërret tre persona të tjerë. Zonja vazhdoi të na kërkonte gjatë kohës që në shkuam në komisariatin e Himarës, ku nuk gjetëm mbështetje. Ndërkaq, gjatë kohës që po dilnim nga Himara, në plazhin e Potamit, zonja po vinte përballë nesh. Frenon djathtas rrugës, pret timonin të rifutet në rrugë dhe në çast e godet një makinë që kujtoi se zonja do parkonte anash rrugës. Vazhduam me shpejtësi rrugën për Sarandë, ku u paraqitëm në komisariatin e Sarandës”, tregojnë ata.
“Dolën në orën 09:00 dhe i morëm në telefon, pasi recepsioni nuk funksiononte. Erdhi një zonjë e cila na tha që nuk mund të largoheshim dhe duhet të rrinim edhe ditën e shtunë”, tregojnë ata.
Sipas tyre, më pas ata debatuan me pronarët, ndërsa e zonja i kërcënoi.
“Nëse nuk paguani ditën e shtunë, do paguani se keni djegur një çarçaf”, tregojnë ata se i kishin thënë pronarët.
Ata tregojnë më tej, duke iu pyetur: Zonjë, a jeni normal?
-Si mund të silleni kështu, aq më tepër nga dikush që pret nga ju shërbim dhe ju prisni që më pas t’ju vijë përsëri në hotel?
-Nuk dua t’ju them arsyet se WiFi dhe higjiena nuk funksiononte, pasi gjetëm gjëra të fëlliqura në tokë, por do largohemi.
“Na kërcënonte me diçka që mund të nxirrte nga çanta e brezit dhe tenton të na rrëmbejë telefonin”.
Mirëpo, gjatë kohës që janë larguar, një makinë ka tentuar t’i godasë në rrugë, por fatmirësisht kanë manovruar, duke iu shmangur pasojave.
Makina ka vazhduar t’i ndjekë, duke i rënë borisë.
Më tej, ata zbulojnë se pasi lajmëruan policinë e Sarandës, të cilët ishin treguar shumë korrekt në lidhje me ngjarjen, dhe ishin shprehur të gatshëm për të ndihmuar edhe vajzën e tyre të vogël, e cila nga frika dhe të vjellat gjatë rrugës nuk ishte në gjendje të mirë.
“Sapo lajmëruam policinë e Sarandës, u treguan shumë të mirë për situatën që kaluam dhe u munduan të ndihmonin edhe fëmijën, e cila nga frika dhe të vjellat rrugës ishte në gjendje jo të mirë”, thanë ata.