Gjiknuri nga Sazani, ‘kunj’ Lelit: Bashkia duhet të bëjë më shumë për pastrimin e ishullit
Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri ka hedhur “kunja” në drejtim të kreut të Bashkisë, Dritan Leli. Ai tha se mbeturinat në qytet janë një problem dhe shqetësim i shprehur edhe nga turistët, për pasojë bashkia duhet të punojë më shumë në këtë drejtim.
“Elementi bazë për shumë turistët dhe në Sazan ka qenë se si të jetë ambienti i pastër, kështu që secili nga ne duhet të japë kontributin e tij dhe kjo e mirëpritur dhe pres që institucionet lokale të bëjnë më shumë në këtë drejtim, sepse duhet menduar për një plan menaxhimi në këtë pikëpamje, sepse ishulli është pjesë e Bashkisë së Vlorës dhe e lidhjes së turizmit të Bashkisë prandaj meritohet më shumë vëmendje”, tha Gjiknuri.
Ndërkohë, pyetjes së përse Leli nuk ishte i pranishëm në këtë takim, Gjiknuri tha se krah tij ndodhet zv. kryetarja e Bashkisë, po aq e rëndësishme si Leli.
“Kemi një zonë të nderuar, zv. kryetaren po aq e rëndësishme dhe shumë institucione që duhet të bëjnë detyrën dhe po e kryejnë në maksimumin e tyre përditë”, tha Gjiknuri.