Gazetarja e njohur: Saranda është zemra e turizmit shqiptar

Gazetarja e njohur Alba Malltezi, e cila po pushon në Sarandë nuk i ka kursyer elozhet për bukurinë dhe mikëpritjen e qytetit bregdetar.

Në një postim në rrjetet sociale Malltezi shkruan:

“Nga kamarieri më i thjeshtë, te shërbimet me varka, te kuzhina italiane dhe pastërtia, që ka sjell dhe shumë serbë në këtë skaj shqiptar, Saranda e rrethinat janë zemra jeshile dhe e sjellshme e turizmit shqiptar”, shkruan gazetarja Alba Malltezi. /Sarandanews.com/