Denoncimi i Jolio Dine: Ujëmbledhësi i Janjarit një dështim! SPAK të nis hetimet se si janë shpërdoruar 10 mln euro

Kandidati për deputeti i PD, njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit Kombëtar Jolio Dine në një deklaratë për shtyp ka denoncuar gjëndjen në të cilën ndodhet ujëmbledhësit i Janjarit.

Në denoncimin e tij Jolio Dine thekson se për shkak të thatësirës së ujëmbledhësit të Janjarit mijëra fermerë, pronarë të mbi 500 mijë pemëve rrezikojnë sot prodhimin.

Një nga veprat e shumëtrumbetuara të Qeverisë “Rama” për Bashkinë Konispol, ajo e ujëmbledhësit të Janjarit, po rezulton një dështim i plotë.

Mijëra fermerë, pronarë të mbi 500 mijë pemëve rrezikojnë sot prodhimin për shkak të thatësirës dhe një skandali të madh qeveritar që ka të bëjë me mos vendosjen në funksion të një investimi prej 10 mln euro, i cili duhet të kishte perfunduar në 30 prill 2021, por që ende nuk ështe vendosur në punë.

Këto (foto) janë pamjet sot të ujëmbledhësit të Janjarit, pra thatësirë e plotë. Prej dy muajsh ai është jashtë funksionit edhe pse për të janë paguar plot 10 mln euro për rehabilitimin e 60 km kanale duke u shfaqur për publikun, madje në ceremoni me pjesëmarrje Ministrash e deputetësh, si një investim që do të ndihmonte vaditjen e 4000 ha tokë në gjithë Bashkinë Konispol. Burimet bëjnë me dije se punimet e kryera në këtë vepër, janë totalisht jashtë standarteve duke bërë që proceset mos të funksionojnë dhe ujëmbledhësi mos të kryejë asnjë shërbim”, shprehet ai.

Jolio Dine shton se: “Fermerët janë sot në mëshirë të fatit dhë të vetmet përgjigje që marrin nga organet kopetente janë ngritje supesh e deri në arrogancë. SPAK sot ka një arsye më shumë për të nisur hetimet se si janë shpërdoruar 10 mln euro dhe për cfarë arsye kjo vepër madhore nuk po vihet në funksion duke i shkaktuar banorëve të Bashkisë Konispol dhjetra milion euro dëm për shkak të mosvaditjes së agrumeve, për një prodhim të parashikuar në 40 mijë ton, që janë baza e ekonomisë së kësaj zone”, përfundon denoncimin e tij Jolio Dine. /Sarandanews.com/