Vijojnë “rrjedhjet”, dorëhiqet sekretari i PD në Himarë
Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit kanë filluar “rrjedhjet” e shumta në Partinë Demokratike.
Së fundmi, mësohet se është dorëhequr Enea Kumi, sekretar i PD në Himarë.
Ai ka njoftuar se i dorëzoi dorëheqjen e tij, kryetarit të degës dhe sekretarit organizativ të PD. Humbja e PD në këto zgjedhje ka sjellë dorëheqje lokale të shumta. Gjithashtu ka disa kryetarë degësh të dorëhequr si dhe sekretarë të kreut të PD, Lulzim Basha.
Por, gjithcka kërkohet të mbahet në heshtje pasi Lulzim Basha po kërkon të fitojë kohë për të mbajtur lidhur anëtarësinë.