VIDEO/ Drejt fundit punimet për hapjen e tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë
Punimet për përfundimit e aksit Kardhiq-Delvinë kanë ecur me ritme të kënaqshme dhe brenda këtij viti pritet të jëtë i përfunduar.
Pjesa më e vështirë e punimeve tē këtij segmeti ishte tuneli i Skërficës, por dhe ai është drejt përfundimit.
Përveç dy segmenteve që të çojnë tek tuneli, është përfunduar shpimi i gjysmës së tij, 400 metra nga krahu i Delvinës dhe 200 metra nga drejtimi i Kardhiqit.
Një lajm mjaft i mirë për gjithë banorët e këtyre zonave, por dhe për turistët.
Përfundimi i kësaj rruge do të shkurtojë ndjeshëm distancën drejt Sarandës dhe do të ketë një impakt pozitiv në rritjen më të madhe të turizmit.
Më poshtë pamjet nga puna në tunelin e Skërficës. /Sarandanews.com/