Sarandë, zbulohet emrat e inspektorëve të shkarkuar nga Adrian Gurma
5 inspektorë të bashkisë Sarandë u shkarkuan sot nga detyra. Shkak u bë mos kryerja e detyrës së tyre të cilët kishin lejuar ndërtimet pa leje në zonën e Ksamilit.
Sarandanews.com ka siguruar faksimilen e shkarkimit te emrave te shkarkuar nga ana e kryetarit të bashkisë Sarandë Adrian Gurma me motivacionin “Për moskryerje të përsëritur të detyrës funksionale me pasoja të rënda”.
Emrat e inspektorëve të shkarkuar janë Ëngjëllush Braho, Toli Qesari, Erjon Cakalli, Tonin Simoni, Oltion Durmishi.
Kujtojmë që vala shkarkimeve vjen pasi diçka e tillë ka ndodhur dhe në zyrën e Kadastës në Sarandë (ASHK) ku u shkarkuar Saimir Braho shefi i legalizimeve Sarandë, djali i ish kryeinspektorit të IMT Engjëllush Braho, një ndër të shkarkuarit e sotëm.