Prishjet në Sarandë, Basha: I lanë ti ndërtonin pa leje për vota
Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha, ka nisur një tur nëpër qytete për të takuar demokratët ku ndalesën e parë e kishte në Durrës.
Ai i cilësoi zgjedhjet e 25 prillit si një masakër elektorale, ndërsa përmendi dhe prishjet në Sarandë, ku u shpreh se qeveria i lejoi ti ndërtonin pa leje sa për tu marrë votë.
“Do t’i shërbente të rinjve për të ëndërruar dhe për të bërë realitet ambiciet e tyre këtu në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë.
Do t’i shërbente edhe atyre socialistëve që pasi u morën votën dhe ju premtuan legalizimet, u çuan fadromat në Durrës.
Apo pasi i lanë të ndërtonin pa leje, ju çuan prapë fadromat dy ditë pas zgjedhjeve në Sarandë”, u shpreh Basha. /Sarandanews.com/