Ksamili, “Bora-Bora” pa shpenzime e Shqipërisë, ja pse konsiderohet si perla e jugut të vendit tone
Ksamili është një plazh i qetë dhe mahnitës me një ujë të kristaltë. Bregdeti është i kombimuar me rërë dhe guralecë.
Rëra e bardhë dhe uji blu ofrojnë një pamje qetësuese me një plazh që të ofron një pamje fantastike të bregdetit jonian. Përballë gjenden ishujt e Ksamilit ku mund të notosh qetësisht.
Kush është tip sportiv ka mundësi për të notuar, vrapuar drejt Parkut Kombëtar të Butrinit, një thesar i trashgimisë kulturore.
Një tjetër pikë e fortë është ushqimi ku do të mund të konsumoni çdo gjë të freskët nga deti. Zona e Ksamilit mbetet një nga vendet më të frekuentura nga turistët dhe këtë vit pritet që numëri i vizitorëve për të pushuar në këtë plazh do të jetë në rritje.