I dehur në timon, policia Sarandës arreston të riun nga Kukësi
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, një shtetas 29 vjeç, banues në Kukës.
Arrestimi i tij është bërë pasi, sipas policisë, në lagjen nr. 1, Sarandë, u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.