Gratë sarandiote reagojnë ashpër pas ngjarjes në Mirditë
Shoqata e gruas “Jona ka reagur lidhur me ngjarjen e ndodhur në Mirditë ku një 15-vjeçare u përdhunua nga 5 të rinj nën shantazhin e një videoje.
“Një krim i përsëritur ai që ka ndodhur ndaj adoleshentes në Mirditë. Një këmbanë e përsëritur alarmi që na kujton që jemi akoma një shoqëri që ka nevojë të ndryshojë në mënyrë radikale! Vajzat dhe gratë vazhdojnë të jenë viktimat parësore të sulmeve seksuale.
Reagimi instucional dhe komunitar është kusht i domosdoshëm për të ndryshuar këtë realitet të frikshëm!
Telefononi Linjën Kombëtare Falas 116 117 nëse jeni në rrezik ose nëse njihni dikë që është viktimë e dhunës seksuale! Së bashku mund të sjellim ndryshim!”, është mesazhi që ka shpërndarë Shoqata e gruas “Jona”.