FOTOT që flasin vetë: Trishtim e zhgënjim, si u prit Basha në Sarandë

Pas disfatës së radhës që mori në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha, tashmë ka nisur një tur për konfirmimin sërish në krye të PD.

Basha ka qenë në një takim në Sarandë ku kërkoi votat e anëtarsisë në zgjedhjet e 13 qershorit si dhe sulmoi qeverinë.

Ajo që u vu re ishte se Basha në këtë takim nuk iu rezervua një pritje e ngrohtë nga demokratët e Sarandës dhe për këtë kreu i PD urdhëroi që takimi të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias.

Siç shihet dhe në fotot e më poshtme, zhgënjimi i demokratëve dhe besimi i tyre tek Basha është tepër i madh. /Sarandanews.com/