“Eja në Sarandë”: Ftesa e 12 maratonomakëve të ujit

Nga Thoma Nika

Këta 12 çuna, me trupa muskulozë e të bronzuar prej sportit të notit, bënë mbrëmë baterinë e notarëve që, në  atë ujë të ftohtë e në atë det të dallgëzuar, u hodhën në garë notimi nga bordi i anijes turistike.

Në të vërtetë ata u bënë mbrëmë notarë mesazherë.

I përngjanë aq shumë atij maratonomakut të tokës, me ndryshimin se këta vrapuan në ujë, për të dalë sa më parë në breg, ku secilin e priste një prej 12 gërmave të slloganit të kësaj vere: “EJA NË SARANDË”.

Ishte ndër momentet më të bukura e më të veçanta nga ceremonia simbolike e çeljes së sezonit “VERË 2021”, që mjaft kamerave dhe kronikanëve, u kaloi pa i kushtuar vëmendje.