Ankimimi për qarkun e Gjirokastrës/ KAS rrëzon kërkesën e PD-LSI për sigurimin e provave
KAS ka vendosur të rrëzojë ditën e sotme kërkesën e LSI për të marrë prova nga institucionet shtetërore për emigrantët e penguar të votojnë.
Gjithashtu ka penguar edhe kërkesën e PD-së për të marrë prova shtesë nga prokuroria dhe policia për ditën e zgjedhjeve, 25 prill.
“Rrëzimin e kërkesave për marrjen e provave që kërkohen nga PD, lidhur me kërkesën e fundit që ka të bëjë me kryqëzimin e të dhënave për Gjirokastrës, 2 anëtarë të KAS, unë dhe Cefa kërkojmë që brenda afatit sa më shpejt të na vihet informacion lidhur me informacionin e kryqëzimit të të dhënave. Sa i përket për prova të Kreshnik Merxhanit u vendos rrëzimi i kërkesës. Në 14 maj 2021 do të nis shqyrtimi administrativ për Beratin e LSI”, sipas KAS.