Adrian Gurma pret legjendat e futbollit vlonjat: Diskutim mbi aktivitetin sportiv që do zhvillohet në Sarandë

Kryetari i bashkisë së Sarandës Adrian Gurma, ka pritur sot në zyrën e tij legjendat e futbollit vlonjat Vasil Ruci e Eqerem Memushaj si dhe prefektin e qarkut Vlorë Flamur Mamaj.

Fokusi takimit ka qenë aktiviteti sportive që do bëhet në Sarandë me rastin e 100 Vjetorit të Bashkisë, ku do marrin pjesë ekipet më me emër të futbollit shqiptar si Flamurtari, Tirana, Partizani e Dinamo.

“Me Prefektin e Qarkut Vlorë z.Flamur Mamaj dhe dy legjendat e futbollit vlonjat Vasil Ruci e Eqerem Memushaj diskutuam mbi aktivitetin sportiv që do të zhvillojmē së shpejti në Sarandë me veteranët e futbollit të Butrintit Flamurtarit, Tiranës, Partizanit e Dinamos në kuadrin e 100 Vjetorit të Bashkisë”, shkruan kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma.

Kujtojmë që sporti në Sarandë nën drejtimin e Adrian Gurmës ka pasur një vëmëndje tepër të veccantë fal investimeve që janë kryer në terrene e tek ekipi i Butrintit, që këtë vit po zhvillon një sezon fantastik dhe është ndër pretendentët kryesorë për tu ngjitur në një kategori më lartë. /Sarandanews.com/