Ushtria dorëzon materialet zgjedhore në KZAZ Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq

Një kamion i forcave të armatosura, shoqëruar nga forca policore, ka dorëzuar në KZAZ 90 në Sarandë materialet zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Në KZAZ 90 Bashkia Sarandë janë të regjistruar 47.000 votues në 53 qendra votimi.

Në zgjedhjet e 2017 pjesëmarrja në votim ka qenë 35%

Materialet zgjedhore kanë mbërritur edhe në KZAZ e bashkive Delvinë, Finiq dhe Konispol.