“Taqo” Lapa publikon fletën e votimit: Më besoni, unë do ndal revanshin armiqësor të qeverisë
Dhimitraq Lapa ose “Taqua” i LSI Sarandë ka publikuar fletën e votimit të zgjedhjeve të 25 prillit, ku i kërkon sarandiotëve të votojnë nr.6 që është LSI dhe nr.3 ku ai renditet në listë.
Në një postim, “Taqo” thkeson se ai do ndal revanshin armiqësor të kësaj qeverie.
“Ne dt 25 Prill duhet te tregojme me voten masive refuzimin ndaj arbitraritetit, dhunes me qytetaret, arrogances se Edi Rames!
Ne kete flete votimi duhet te pranojme dhe zgjedhim Levizjen Socialiste per Integrim.
Ju ftoj miqesisht te votojme per Saranden tone, per te ndalur revanshin armiqesor te kesaj qeverie”, nënvizon “Taqo” Lapa, i cili ka thuajse shanse shumë të vogla për të fituar mandatin e deputetit. /Sarandanews.com/