SONDAZHI/ Vlorë, PS mund të marrë deri në 60%, PD rikuperon 1 pikë nga sondazhi i marsit!
Në qarkun e Vlorës, Partia Socialiste mund të thuhet se nëse vijohet kështu deri më 25 prill gara është e ‘vrarë’.
Partia Socialiste ka një mbështetje të madhe dhe nëse sot do të votohej mund të merret deri në 60% të elektoratit, edhe pse ka një rënie me 1 pikë në krahasim me sondazhin e 17 marsit.
Ndërsa PD me aleatët shënon rritje në Vlorë ku nëse do të votohej sot do të merrte 30-34%.
Ndërkohë që LSI lufton për 1 mandat në Vlorë ku nëse do të votohej sot do të merrte 4 deri në 8 %.
Forcat e tjera politike zor se do të merrnin një mandat. /Report Tv/