Sondazhi final i Sarandanews.com/ Niko Kuri dhe Anila Denaj fitues në Sarandë

Prej një jave Sarandaneës.com kreu sondazhin e fundit për zgjedhjet paralamentare që do të mbahen ditën e nesërme, se kush do të jenë fitues Niko Kuri e Anila Denaj për PS, Ina Zhupa dhe Jolio Dine nga PD, apo Dhimitraq Lapa nga LSI.

Në sondazh morën pjesë qindra lexues që deklaruan se për kë do të votojnë në 25 prill.

Dyshja që kandidon për Partinë Socialiste mjeku i mirënjohur Niko Kuri dhe Ministrja e Finacave dhe e Ekonimisë Anila Denaj ka marrë shumicën e pëlqimit nga ana e qytetarëve sarandiot.

Pas tyre renditej Jolio Dine dhe Ina Zhupa të Partisë Demokratike, ndërsa Dhimitraq Lapa i Lëvizjes Socialiste për Intergrim ishte ndër kandidatët më pak të preferuar dhe pritet të ketë një rezultat mjaft të dobët pas përfundimit të votimit.

Ditën e nesërme nis votimi që në orën 07:00 deri në orën 19:00. /Sarandanews.com/