Rama pritet me raki me këngë labe në Kuç të Vlorës: Na u lodhe o kryeministër, e the fjalën e mbajte

Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Kuç të Vlorës, ku është pritur me këngë popullore labe, dedikuar atij dhe punëve që ka bërë gjatë këtyre 8 viteve.

Banorët i kanë bërë “pritë” duke e duartrokitur dhe falenderuar për rrugën e re që po bëhet. Rama u mallëngjye nga kënga që i kishin dedikuar dhe më pas u shtrua për një gotë raki me banorët e zonës.

Kreu i PS iu premtoi atyre që brenda dekadës zona e tyre do të kthehet si Toskana e Italisë, dhe do të presë qindra turista.

Rama: Mos u grumbulloni aty se s’jemi për infektime.

Banorët: Jemi me maskë

Rama: Jo s’ka mos u grumbulloni!

Qytetari: Hallall ta bëftë zoti Edi, e the llafin dhe e bëre.

Qytetari 2: Je i madh.

Qytetari 3: U lodhe o kryeministër u lodhe.

Rama: Kjo zonë brenda kësaj dekade do jetë një destinacion si Toskana në Itali do vijë dynjaja këtu për zjarrin, për mishin, për rakinë, për këngët, për ajrin fantastik.

Qytetarët: Hajde gëzuar mirëserdhe kryeministër.