Presioni për tu dorëhequr, dega e PD Sarandë e para që kërkon qëndrimin e Bashës si kryetar
Lulzim Basha ka humbur për herë të tretë bindshëm zgjedhjet parlamentare, duke mos arritur dot të mund Edi Ramën, i cili bëhet i pari kryeministër që merr tre mandate radhazi që prej vitit 1992.
Pas kësaj disfate shumë antarë dhe ish antarë të kryesisë së PD janë ngritur në protestë për të kërkuar dorëheqjen e tij, por deri më tani nga Basha nuk ka ende asnjë komunikim pas humbjes në zgjedhje.
Në këtë mënyrë Basha duket se ka nisur terrenin për të mbrojtur postin e tij dhe të parët që po i përdor janë drejtuesit e degës së PD Sarandë.
Matilda Qurku sekretarja e PD Sarandë ka dal sot në mbrojtje të kreut të PD ku humbjen bindëse dhe në Sarandë ajo e ka cilësuar si fitore fal kontributit të Lulzim Bashë.
Kaq mjafton për të kuptuar se sa qesharak është bërë kreu i PD i cili shpëtimin e tij e ka kërkuar ta nisë nga dega e PD Sarandë dhe nga Matilda Qurku, e cila nuk u rendit as në listën e kandidatëve për deputet.
E kërkon nga një degë e cila ka marrë një humbje bindëse dhë është pranuar rezultati dhe nga kandidatja për deputete Ina Zhupa që pas përfundimit të proçesit të numërimit uroi dhe i dha dorën Anila Denajt të Partisë Socialiste.
Ndaj Matilda Qurku ishte sot një figurante e cila do pasohet dhe nga dege të qyteteve të ndryshme ku do urojnë Lulzim Bashën për “suksesin” e këtyre zgjedhjeve.
Thjesht do ishte një fat dhe për kryeministrin Edi Rama që ka “komplementuar” e uruar Bashën për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit. /Sarandanews.com/