Numërohen 35 kuti për kandidatët në Sarandë, ja kush kryeson
Vijon me ritme të kënaqshme numërimi i votave për kandidatët në bashkinë e Sarandës.
Deri më tani nga 53 kuti janë numëruar 35.
Nga Partia Socialiste kandidatja Anila Denaj ka arritur që të marrë 1749 vota, ndërsa mjeku Niko Kuri 1211 vota. Sa i përket kryeministrit Rama ai ka grumbulluar 666 vota, kurse drejtuesi politik i qarkut Vlorë Damian Gjiknuri 213 vota.
Ndërkohë, nga Partia Demokratike kandidatja më e votuar është Ina Zhupa me 1108 vota, kurse Jolio Dine 893. Drejtuesi politik i qarkut Bujar Leskaj ka marrë 238 vota.