Niko Kuri për të drejtat e minoritetin: Jemi helenë, do luftojë për konsensusin e të drejtave të tyre

Kandidati i partisë MEGA në aleancë me PS, Niko Kuri, ka zhvilluar takimet e radhës me fshatrat minoritare.

Kuri u ka zotuar para banorëve se do arrijë konsensusin me të gjitha forcat politike për të bërë të mundur konsolidimin e të drejtave.

“Përtej veprave në fshatrat tona qytetarët kërkojnë bashkëpunim të forcave politike për të arritur konsensusin në betejën për konsolidimin e të drejtave. Dhe kanë të drejtë për këtë.

Në fshatrat fushore Vrion, Vromero, Rahullë, Marafend dhe Ardhasovë theksova se ky është dhe një nga objektivat e punës time, të sjell sa më afër këto forca politike. Dhe kjo nuk arrihet me fjalë, por me vepra.

Ne nuk lindëm as të majtë dhe as të djathtë, por helenë në këtë vend dhe kemi detyrimin të tregojmë se në genin tonë ekziston kultura,demokracia dhe toleranca.

Zoti na ndriçoftë në këtë rrugëtim!”, u shpreh mjeku i mirënjohur.

Në vijim të takime të fushatës elektorale, Niko Kuri u ndal dhe në dy fshatrat e tjerë Lefterohor dhe Kakodhiq.

“Sot në Lefterohor dhe në Kakodhiq: dy fshatra me popullsi të komunitetit grek të përfshira në bashkinë e Delvinës. Më rezervuan pritje të ngrohtë duke shprehur hapur vendimin e tyre kolegjal për mbështetjen e kandidaturës time duke më konsideruar djalin e tyre. Më emocionon dhe më ngarkon me përgjegjësi të veçantë kjo sjellje e këtyre bashkëqytetarëve, për të qenë pas 25 prillit  i denjë  ndaj tyre.
Faleminderit Lefterohoritë dhe Kakodhiqotë të dashur!”, përfundoi Kuri. /Sarandanews.com/