Mbyllet ligjërisht procesi i votimit, Celibashi: Brenda 48 orëve do të dimë kush është fituesi
Në një konferencë për mediat kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi ligjërisht të mbyllur procesin e votimit.
Në fjalën e tij Celibashi tha se brenda 48 orëve do të dimë kush është fituesi, ndërkohë që i bëri thirrje subjekteve politike të ruajnë qetësinë në vijim dhe të presim numërimin për të bërë deklarimi.
Deklarata e Celibashit:
Ligjërisht procesi i votimit konsiderohet i mbyllur, përjashto rastet ku ka radhë me votues dhe do të uhet të merren emrat dhe ID e votuesve dhe vetëm ata do të lejohen të votojnë. Ndoshta është shumë herët për të dalë në konkluzione por të paktën mundf të thuhet se ky proces u karakterizua nga qetësia. Nuk mund të shpëtonim nga disa incidente dhe tensione. Në përgjithësi mund të thuhet se procesi i votimit ishte në përputhje me Kodin zgjedhor. Ka qenë një tension i madh në KQZ në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit eketronik sepse ishte proces i vështirë dhe u realizua në një kohë të shkurtër pa një rast të dytë në dijeninë time përsa i përket kohës dhe cilësisë së procesit. Për cilësinë e votimit eketronik mund të themi që janë më pak se 200 qendra, rreth 167 qendra në të cuilat nuk është përdorur pajisja elektronike. Në 86 nuk janë përdorur për shkak se nuk janë paraqitur operatorë. Në vlerësimin tim mund të konsiderohet proces me sukses të plotë.
Tashmë që procesi është në përfundim shoh të nevojshme të sjell në vëmendje të komisionerëve rolin e tyre që lidhet me integritetin e votyës. Dua ti bëj thirrje partive ta përcjellin me qetësi procesin në vijim dhe të presim numërimin për të bërë deklarimi. Çdo deklarim pa nisur procesi nuk do ti shërbente qetësisë së nevojshe dhe sigurisë së procesit. Ka nevojë për qetësi në këtë moment për kushte të qeta për numëruesit. KQZ ka marrë të gjitha masat që ky proces të përfundojë brenda 48 orëve. Gjithë procesi i nxjerrjes së rezultatit do të jetë i monitoruar nga vëzhgues vendas dhe ndërkombëtar dhe të gjitha regjistrimet do tu jepen të gjitha subjekteve pasi të dalë rezultati, Kodi Zgjedhor i jep të drejtën KQZ të verifikojë kutitë. Të gjithë përgjegjësit do të kenë sanksione të rënda penale nëse vihen re shkelje. Duhet ta përcjellim me qetësi këtë proces dhe brenda 48 orëve do të dimë kush është fituesi.