Malësorë, berates, skrapallinj e kuçiotë, Anila Denaj i takon të gjithë në… Sarandë

Kandidatja e PS-së për Sarandën Anila Denaj gjatë ditëve të fundit është takuar në Sarandë me komunitete me orgjina të ndryshme që jetojnë prej vitesh në qytetin bregdetar.

Në Ksamil e Sarandë, Denaj ka bashkëbiseduar me kuçiotë, malësorë, berates dhe skrapallinj.

“Me patriotët e mi kuçiotë, që më pritën me aq dashuri dhe ngrohtësi.

Krenare që si bija e tyre, kontribuova për të bërë realitet një ëndërr brezash, finalizimin e një rruge të re që do të lidhë malin me bregdetin.

Ju kërkova të më mbështesin për të vijuar më tej investimet madhore, për zhvillimin e vendit, në çdo skaj të tij”

“Me komunitetin e beratasve, që jetojnë dhe punojnë në Ksamil, prej më shume se dy dekadash.

Ndamë me ta problemet, por edhe planet për rritjen e investimeve në këtë zonë, sikundër edhe në të tjera.

Ju kërkova të na mbështesin në këtë rrugëtim sepse jemi e vetmja alternativë që sjell zhvillimin”

“Me komunitetin e skraparllinjëve, në Ksamil, ku na hapi derën Sherifi dhe na mirëpritën me bujari.

Kemi bërë shumë punë në këtë zonë, por shumë të tjera na presin në #mandatin3.

Ju kërkova të na mbështesin në këtë rrugëtim sepse jemi e vetmja alternativë që sjell zhvillimin.”

“U ndjeva si në shtëpinë time në takimin me komunitetin e malësorëve të fisit Dacaj dhe Shehu në Ksamil.

Kemi bërë shumë gjatë qeverisjes në këto 8 vite, por të tjera punë na presin gjatë #mandatit3.

Mora mbështetjen e tyre që vota në 25 Prill të jetë për Partinë Socialiste”, përfundon Ministrja e Financave dhe Ekonomisë njëherësh kandidate për deputete. /Sarandanews.com/