Lulzim Basha në Sarandë, një shfaqje për vota dhe pa projekte e vizion për qytetin

Nga kundërshtarët dhe nga një pjesë e partisë së tij akuzohet se zgjodhet vonë, por Lulzim Basha u zgjua si rrallë herë herët në mëngjes, por sërish nuk arriti të ishte korrekt me axhendën e tij në qytetet e Sarandës e Delvinës. Me një ekzaltim, dega e PD Sarandë lajmëroi militantët se në orën 08:30 të mëngjesit në Sarandë do mbërrijë “kryeministri” i ardhshën Lulzim Basha, i cili në takim duke mbërriti më 30 minuta vonesë.

I shoqëruar nga drejtuesi politik Bujar Leskaj e kandidantët për deputet Ina Zhupa e Jolio Dine, z. Basha në fjalimin e tij përpara qytetarëve të Sarandës nuk shpalosi asnjë ide, vizion e investim se çfarë do të mund të bëjë në këtë qytet për të merituar votën e sarandiotëve. I vetmi lajm që ai përcolli nga qyteti bregdetar ishte se do nisë turin e tij në 9 qytete, një lidhje që ka të bëjë më numërin 9 që Partia Demokratike ka në fletën e votimit.

“E kanë lënë për tetë vite rrugën Kardhiq Delvinë pa mbaruar. Energjia ka problemet e saj, që dëmton ekonomitë sarandiote”, ishin të vetmet fjalë që Basha bëri një lidhje me qytetet, ku natyrisht e vërteta është krejt ndryshe.

Rruga Kardhiq-Delvinë është duke u bërë realitet ku shumica dërrmuese e punimeve është e përfunduar, ndërkohë që dhe tuneli i Skërficës është në punë e sipër dhe së shpejti brenda vitit 2021 ky investim do i gjithi i mbyllur. Kjo vepër është një përkushtim dhe premtim i qeverisë aktuale që dhe pse paksa me vonesë për shkak të dy goditjeve si tërmeti e pandemia ndalën procesin e punimeve, sërish nuk e kanë lën pas dore dhe në 2021 do jetë  i përfunduar.

Sot Saranda ku Lulzim Basha shfaqet vetëm kur ka zgjedhje dhe kërkon të marrë vota është e ndryshuar rrënjësisht, aq sa për të fshehur realitetin e ndryshimit të qytetit bregdetar, Basha ishte strukur në një cep pranë degës së selisë së PD-së dhe i hipur mbi një automjet bënte thirrje për ta votuar më 25 prill.

Përballë nga ku ai fliste ishte transformimi fantastik i shëtitores së Sarandës që fal investimit të qeverisë do të ketë një impakt mjaft pozitiv në shtimin e numërit të turistëve dhe rritjes ekonomike të bizneseve që opereojnë në atë zonë.

Ai nuk tha asnjë fjalë se si mund të bënte për të pasur një rritje më të lartë të turistëve, asnjë plan për të investuar në qytet, asnjë ide për të bërë të mundur akoma dhe më shumë përmirësimin e rritjes ekonomike e të jetesë së qytetetarëve të Sarandës.

Të njëjtin refren përsërti dhe në Delvinë  ku përshkroi shpejt e shpejt rrugën në këmbë në qëndër të qytetit dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama.

Fakti është se këto dy qytete vitetet e fundit janë transformuar rrënjësisht dhe natyrisht ka shumë punë për të bërë për rritjen e ekonomisë, punësimit e turizmit, por këto tre pika nuk u prekën aspak nga Lulzim Basha.

Thjesht erdhi, hipi mbi makinë, dhe u kërkoi vetëm votën për përfitim personal e jo për të qenë një shërbëtor i qytetarëve. /Sarandanews.com/