Krimi zgjedhor nga LSI në Vlorë për të blerë vota, SPAK merr në dorë çështjen

Vlonjati Jursield Muçaj dhe turku Abdulgafur Balikci janë proceduar penalisht nga Policia e Vlorës, për një tjetër rast të krimit zgjedhor të regjistruar në qytetin bregdetar. 23 vjeçari turk i ka ofruar para për lista votuesisht të riut vlonjat, në kohë të ndryshme.

Vlonjati Juriseld Muçaj në kohë të ndryshme ka marrë shuma lekësh nga shtetasi turk Abdulgafur Balikci, për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021. Këto emra, shtetasi turk i donte për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

NJOFTIMI POLICISË

Vlorë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, proceduan penalisht shtetasin turk A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasin J. M., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi J. M. dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. M., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme.