Jahti superluksoz i nisur nga Napoli ndalon në Sarandë
Jahti “My Lora” i nisur nga Napoli ka mbërritur sot në Portin e Sarandës. Jahti me destinacion Rodosin, është prodhim i vitit 2021 dhe ndalesën e tij të parë, në lundrimin e parë, e bën në Shqipëri.
Kapaciteti i tij është për 12 persona, ndërsa ka 4 persona ekuipazh. Arsyeja e mbërritjes së jahtit në portin e Sarandës, është furnizimi me karburant dhe ushqime.
Me mbylljen e kufijve jahtet e mbërritur, në Sarandë kanë qenë shumë të pakët, për të mos thënë fare, dhe gjithmonë kanë pasur qëllim furnizimin e tyre me karburant.