Humbja e PD në Delvinë, Hari Imeri: Do dalim më të fortë
PS arriti që të marrë një fitore bindëse në bashkinë e Delvinës.
Kreu i PD në Delvinë Hari Imeri shkruan se nga kjo disfatë ata do dalin më të fortë.
“Të dashur bashkëqytetarë delvinjot.
Zonja dhe zotërinj.
Motra dhe vëllezër.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe dhe të pashembullt në këto zgjedhje.
Faleminderit bashkëqytetarë që çdo portë dhe zemër e juaja u gjet e hapur për ne.
1900 prej jush, (përfshirë dhe ato 200 të kontestuarat) të cilat shpirtërisht u shprehën për Partinë Demokratike, shënuat rezultatin më të lartë në 31 vite pluralizëm për degën tonë. 1900 nuk janë vetëm numra, por krenari, fisnikëri, atdhedashuri, kurajo dhe vendosmëri.
Mirënjohje për të gjithë ju anëtarë, komisionerë, numërues, vëzhgues dhe vullnetarë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje.
Mirënjohje për të gjithë ju anëtarë të kryesisë dhe përfaqësues të strukturës të degës, aleat të forcave politike.
Mirënjohje për ju përfaqësues të Organizatave Partnere, Lidhja Demokratike e Gruas Delvinë dhe në mënyrë të veçantë mirënjohje të thellë për ju anëtarë të Forumit Rinor më të mirë në Botë, ju jam borxhli gjthë jetën time.
Partia Demokratike i humbi këto zgjedhje, të gjithë e dimë se si….
Por nga kjo humbje ne do të dalim më fortë, më të bashkuar, sepse Partia Demokratike e ka të shkruar në destinin e vetë, të vazhdoj të rritet, të vazhdoj të forcohet, të vazhdoj të ndërtoj përparim, mirëqënie dhe një të ardhme të sigurt, për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Fundin e luftës e kanë parë vetëm të amëshueshmit, ne jemi ende gjall dhe të fortë, nuk dorzohemi deri në fitore”
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Delvinën tonë”, shkruan Imeri. /Sarandanewe.com/