Greqia heq karantinën për disa shtete. Po Shqipëria?
Greqia ka në plan të heqë kufizimet e karantinës duke nisur nga java e ardhshme për udhëtarët nga Bashkimi Evropian dhe pesë vende të tjera të cilët janë vaksinuar ose kanë test negativ për Covid-19, ndërsa muajin e shkuar shteti Helen hoqi rregullin e karatinës një-javore për udhëtarët izraelitë të cilët janë vaksinuar dhe kanë test negativ. Greqia, e cila doli nga një krizë financiare një dekadë përpara pandemisë vitin e kaluar, ka thënë se do të hapë sektorin e saj të turizmit nga mesi i majit, një nxitës kryesor i rritjes për ekonominë e saj.
“Ne gradualisht do të heqim kufizimet në fillim të javës tjetër përpara hapjes në 14 maj,” i tha Reuters një zyrtar i lartë i Ministrisë së Turizmit me kusht anonimiteti.
Zyrtari tha se qytetarët nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të lejohen të udhëtojnë në Greqi përmes aeroporteve të Athinës, Selanikut, Iraklio, Hania, Rodos, Kos, Mykonos, Santorini dhe Korfuzi, dhe dy vendkalimeve kufitare.
Pasagjerët nga ato vende nuk do të jenë në karantinë, për sa kohë që ata vërtetojnë se kanë marrë dy doza të një vaksine Covid-19 ose tregojnë një test negativ PCR të kryer 72 orë para mbërritjes së tyre, tha zyrtari, duke shtuar se turistët do t’i nënshtrohen kufizimeve të brendshme.
Sipas rregullave aktuale, të gjithë të huajve që hyjnë në Greqi u kërkohet test negativ dhe karantinë për shtatë ditë. P
Për pasagjerët nga Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, një test i dytë i detyrueshëm kërkohet gjithashtu pas mbërritjes së tyre. Nga nisja e pandemisë, shteti ynë fqinj numëron 304,184 të infektuar dhe 9,135 viktima.