Fushata elektorale, Kreshnik Bozho takim pune dhe me Jolio Dine
Prej disa ditësh, Kreshnik Bozho, ndodhet në Sarandë duke iu dhënë mbështetjen e tij kandidatëve për deputet të PD.
Dje Bozho mori pjesë në një aktivitet të kandidates Ina Zhupa me të rinjtë, ndërsa sot është takuar me Jolio Dinen.
“Një takim pune me kandidatin tonë për deputet”, shkruan Bozho.
Ish kandidati për bashkinë e Sarandës gëzon një mbështetje të simpatizantëve të PD në këtë qytet dhe prania e tij është një mbështetje për kandidatet e kësaj forceje politike për zgjedhjet e 25 prillit. /Sarandanews.com/