EXIT POLLI/ PS ruan bastionin në Vlorë, ja si ndahen mandatet me PD

Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.

Në qarkun e Vlorës rezulton se PS e ruan bastionin pasi merr 8 mandate, PD merr 4 mandate ndërsa LSI nuk merr asnjë mandat.

Vlora konsiderohet si qarku problematik pasi ka pasur reagime të ashpra nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka thënë vazhdimisht se pse beteja politike do të jetë e përqenduar në qytetin e Vlorës, ku sipas tij ka pasur një provokim të rëndë për vjedhjen e zgjedhjeve nga Edi Rama dhe Damian Gjiknuri.