“Derë më derë” deri në… 25 prill
Fjalia që po dëgjojmë më shpesh gjatë këtyre ditëve të fushatës është ajo “derë më derë”.
Si kandidatët e PD ashtu dhe ato të PS përsërisin të njëjtin refren “derë më derë”, ku dëgjojnë problemet e qytetarëve, por kryesorja mbetet marrja e votës në zgjedhjet e 25 prillit.
Të njëjtën gjë ka shkruar sot kandidatja e PS Anila Denaj dhe ai i PD për Sarandën Jolio Dine.
“Derë më derë për të kërkuar mbështetjen tuaj, për #PS12 në25 Prill.
Me përfaqësues të komunitetit të Fterës, me të cilët pata një bisedë të ngrohtë,
për punët e bëra, por edhe për ato që do të bëjmë pas fitores së 25 Prillit.
Ju kërkova mbështetjen e tyre, si një komunitet aktiv, që trashëgojnë vlerat dhe traditat brez pas brezi, por dhe si një zë i fortë”, shkruan Denaj.
“Me Manjolen, Benin, Julin, Enin dhe te rinjte e FRPD sot porte me porte te bizneseve te lagjes nr.1 per te shperndare programin e Partise Demokratike. Voto 9 PD”, nënvizon Dine. /Sarandanews.com/