‘Çlodhen’ komisionerët dhe rikthehen në punë, rinis puna në KZAZ nr. 90 në Sarandë
Ka rinisur procesi i numërimit në KZAZ nr. 90, në Sarandë.
Puna në këtë KZAZ ishte ndaluar për shkak të lodhjes së numëruesve.
Disa Bashki në vend ndërprenë procesin e numërimit të votave ditën e sotme, me të njëjtën arsye: komisionerët ishin të lodhur!
Procesi i numërimit u ndërpre më herët në Shijak, Roskovec, Devlinë dhe Kamzë, ndërkohë që puna ka rinisur sërish edhe në këto zona.