Braktisi minoritetin në Sarandë, Vangjel Dule rezulton një dështim në Tiranë

Vangjel Dule braktisi këto zgjedhje minoritetin në zonën e Sarandës pasi prej vitesh nuk u qendroi besnik për asnjë moment, por shfaqej vetëm çdo 4 vite duke u kërkuar votën.

Në zgjedhjet e 25 prillit që lam pas, Dule u caktuar në mënyrë të pakuptimë nga Lulzim Basha në një vend të sigurtë në listën e PD në Tiranë.

Një qark ky ku Vangjel Dulen nuk e lidhte e nuk përfaqësonte asgjë, por fal presionit të tij dhe fal pa aftësisë së Lulzim Bashës, ai arriti që të marrë mandatin e deputetit dhe për katër vitet e ardshme.

Këto zgjedhje rezultuan një dështim i plotë për Vangjel Dulen, i cili në qarkun e Tiranës ka arritur që të marrë një grusht votash, duke u injoruar totalisht nga qytetarët e atij qarku.

Nga votat preferenciale, Vangjel Dule ka një shifër qesharake prej 848 vota, duke qenë një ndër më pak të votuarit në këtë qark.

Në listën e PD Tiranë në renditjen e më poshtme ka shumë kandidat që kanë nga 4 mijë, 5 mijë vota, por që nuk e sigurojnë dot mandatin e deputetit.

Kjo është shifër që tregon realisht se sa vlen Vangjel Dule e çfarë dështimi ka bërë Lulzim Basha me vendosjen e tij në listë të sigurtë duke injoruar shumë demokratë.

Një fakt dhe për miniortetin e Sarandës që tashmë të kuptojnë se çfarë përfaqësuesi të padenjë kanë pasur. /Sarandanews.com/