Alket Hyseni mbledh gazetarët në Sarandë: Mirënjohje për punën e tyre

Deputeti aktual i PS Alket Hyseni ka mbledhur në një drekë miqësore gazetarët kryesorë në Sarandë.

Hyseni i ka falenderuar ata për kontributin që japin në informimin e opinionit publim.

“Një drekë miqësore me gazetarë të mediave kombëtare dhe lokale të zonës së Sarandës.

Vlerësim dhe mirënjohje për rolin dhe punën e tyre në informinin e publikut, shpirtin kritik, por edhe inkurajues njëkohësisht për punët e mira, për ndihmën e paçmuar në goditjen e korrupsionit, apo sjelljeve negative nga nëpunësit e shtetit, për ndikimin pozitiv dhe nxitjen për emancipimin e shoqërisë sonë, si dhe për promovimin e vlerave qytetare, kulturore dhe turistike të trevës sonë”, shkruan Hyseni.

Kujtojmë që Alket Hyseni u tërhoq nga kandidimi në këto zgjedhje për shkak të pakënaqësisë në vendosjen e tij në listë.

Megjithatë, ai prej ditësh po punon në ndihmë të PS në Sarandë e Delvinë duke kërkuar votën për Edi Ramën. /Sarandanews.com/