Tuneli i Llogarasë, ende pa vendim/ Oferta e “Gjoka Konstruksion” me 10 mln euro më pak
Afati për vlerësimin e ofertave për garën e ndërtimit të Tunelit të Llogorasë ka përfunduar sot, por ende nuk ka një vendim nga autoritetet tenderuese.
Megjithatë, Top Channel ka mësuar se shpallja e fituesit mund të bëhet paraditen e së mërkurës.
Hapja e ofertave për Tunelin e Llogorasë u bë më 1 mars, teksa morën pjesë në garë 6 kompani, ku midis tyre edhe kompania Gjoka Construction, që mësohet se ka dhënë edhe vlerën më të ulët financiare.
Oferta e kompanisë Gjoka për ndërtimin e kësaj vepre ishte 10 milionë euro më e ulët se vendi i dytë ndjekës.
Aktualisht kompania Gjoka Construction po ndërton edhe një ndër veprat më të rëndësishme, atë të Rrugës së Arbrit e cila është drejt përfundimit. Tunelet e kësaj rruge kanë përfunduar dhe është ende në proces asfaltimi i rrugës.
Eksperienca e kompanisë në ndërtimin e tunelit të Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit por edhe tuneleve të tjera të këtij segmenti e bën kompaninë Gjoka favorite për të qenë kompania fituese që mund të ndërtojë edhe Tunelin e Llogorasë.
Ky i fundit, do të ketë një gjatësi prej 6 km dhe do të nisë nga Ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit e deri në Urën e Palasës, teksa vlera e investimit arrin në 155 milionë euro.