Tërmeti godet Greqinë, lëkundje të forta edhe në Shqipëri
Një lëkundje e fortë sizmike sapo është regjistruar në Tiranë. Tërmeti ka zgjatur disa sekonda dhe ai është shënuar në orën 11:18 të paradites.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se tërmeti e kishte epiqendrën në zonën e Selanikut dhe pati një magnitudë prej 6.0 të shkallës Rihter, ndërsa thellësia e ulët e tij, prej vetëm 2 kilometra bëri që lëkundjet të ndjehen edhe zonat përreth, përfshi edhe kryeqytetin shqiptar si edhe qytetet e tjera në pjesën jug-lindore të vendit.