“Tërmet” në listën e PS qarku Vlorë/ Emrat që ikin
Pas Tiranës me 4 mos rikandidime deputetësh socialist priten ndryshime të forta edhe në Vlorë.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve nga PS ka mësuar se me gjasë në këtë qark nuk do të rikandidohen katër deputetë aktual.
Ata janë:
Fatmir Velaj
Vilma Bello
Andrea Marto
Edmond Leka
Nga lista aktuale pritet të konfirmohen:
Damian Gjiknuri
Alket Hyseni
Vullnet Sinaj
Në listën e Vlorës priten të futen ministria e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj si dhe biznesmeni Vasil Llajo.
Vetë kryesocialisti Edi Rama do të jetë përsëri në qarkun e Vlorës si kandidat përfshi edhe Durrësin.