Sondazhi i Sarandanews.com/ Kreshnik Bozho, personi më i votuar për të marrë drejtimin e PD Sarandë
Pak javë më parë u nda tragjiksht përpara kohe nga jeta ish kreu i degës së PD Sarandë, Hariz Mema.
Pas ndarjes nga jeta të Memës, dega e PD Sarandë ka mbetur pa kryetar dhe kjo ka ndikuar negativisht në përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit dhe ende është e paqartë se kush do e marrë drejtimin e kësaj dege.
Prej 1 jave Sarandaneës.com ka përgatitur një sondazh me tre emra kryesorë që kanë kontribuar dhe janë pjesë kryesore e strukturave të PD Sarandë se cili është personi i duhur për të drejtuar këtë degë.
Emrat e përzgjedhur ishin Kreshnik Bozho një emër i njohur në Sarandë, i cili ka qenë dhe kandidat për kryetar bashkie ku ka arritur një rezultat të kënaqshëm votash dhe pse humbi me një diferencë të ngushtë përballë kandidates socialiste të asaj kohe.
Të përzgjedhur ishin dhe Jolio Dine pjesë e kryesore e dëgës së PD Sarandë si dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.
Gjithashtu, edhe Matilda Qurku që është sekretare e PD Sarandë.
Në sondazh morën pjesë një numër i madh personazh dhe shumica prej tyre shprehën qartë se njeriu i duhur për të udhëhequr degën e PD Sarandës është Kreshnik Bozho.
“Kresheniku eshte i duhuri per PD”
“Kreshnik Bozho është emri i vetëm si politikan dhe fitues i nivelit të lartë që ka Saranda.
Respekt maksimal për zonjën dhe gjithashtu edhe djali tjetër por vendin e Kreshnik Bozhos nuk e marrin dot.
Kreshniku është zgjidhja më e mirë që Lulzim Basha mund t’i orientojnë Sarandës”, ishin disa prej komenteve
Gjithashtu, edhe Jolio Dine ka qenë një ndër më të preferuarit nga ana e demokratëve të Sarandës.
Jolio Dine është një personat kryesorë aktualisht në Sarandë që po merret me fushatën e kësaj partie. /Sarandanews.com/