SHIFRAT/ Muaji shkurt shënoi rekord infektimesh me Covid-19 në Sarandë

Pandemia e Covid-19 në qytetin e Sarandës vijon të jetë tepër shqetësuese, pasi numri i infektimeve mbetet tepër i lartë.

Muaji shkurt ka shënuar një rekord infektimesh në Sarandë që prej fillimit të pandemisë.

Sarandaneës.com ka analizuar të gjitha shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë që prej datës 1 shkurt deri më 28 shkurt.

Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetsisë gjatë muajit shkurt në Sarandë janë rregjisturuar 891 infektime me Covid-19.

Sa i përket vdekjeve të rregjistruara gjatë muajit që lam pas janë vetëm katër, edhe pse kjo shifër mbetet e dyshimte.

Edhe fillimi i muajit mars ka nisur me shifra shqetuësuese në Sarandë, ndërkohë që autoritetet vendore vijojnë të bëjnë apel për respektim të masave,

Sitautë shqetësuese mbetet dhe në qytetin e Delvinës që gjithashtu ka pasur një shtim të madh të infektimeve. /Sarandanews.com/