Shfaqja e Vangjel Dules në Livadhja dhe opozitarizmi hipokrit i tij

Pas 4 vitesh Vangjel Dule u kujtua të rikthehej në Finiq, në zonën e Livadhjas, një vend minoritar ku Dule u ka marrë votat në çdo pal zgjedhje për të dal deputet, dhe për t’i shfrytëzuar gjithënjë për përfitime personale.

Kur duhej të përballej me premtimet që u ka bërë monioritarve dhe besimin e tyre, në zgjedhjet e 25 prillit Vangjel Dule ka vendosur ta braktisë këtë komunitet.

Duke u shfaqur si “opozitar”, Dule u rikthye këtë të hënë në Livadhja për tu kërkuar sërish votën qytetarëve, por kësaj radhe jo për veten e tij, por për një kandidate të PD-së që nuk ka asnjë lidhje me atë zonë dhe atë minoritetet.

Për interes të një karrige në parlament, Vangjel Dule e la në baltë minoritetin grek, duke arritur një pak me Lulzim Bashën për ta vendosur në një vend të sigurtë në Tiranë. Një qark ku Dule ka fare pak ndikim, por interesi i tij për qenë në sallën e parlamentit ishte më i madh, se sa të përballej me besimin e minotritetit grek në jug të vendit.

Një tjetër fakt qesharak dhe hipokrit i tij është se pas një “lufte” të gjatë që ka pasur me kreun e PDIU Shpëtim Idrizin, papritmas ata janë bërë miq. Dhe kjo për një qëllim: Vetëm një qëllim që të jenë deputet, dhe për ta betë më qesharak këtë pakt mes tyre, hiqen sikur do e shpëtojnë Shqipërinë pasi të largojnë Edi Ramën.

Votuesit minoritar nuk duhet të bien pre e këtyre marrëveshjeve djallëzore për interesa personale të këtyre individëve për t’i votuar sërish. Ata duhet të zgjedhin atë që i përfaqëson denjësisht dhe mbron interesat e përbashkëta të minoritetit dhe në këto zgjedhje e kanë një alternativë dinjitoze siç është mjeku Niko Kuri.

Se Vangjel Dule është bërë aleat me Shpëtim Idrizi dhe renditen njëri pas tjetrit në listën e Tiranës ku po punojnë për bindur komunitetin çam për t’i votuar. /Sarandanews.com/