Sarandë, rruga “Jonianët” merr një pamje të re

Sa më shumë hapsira të gjelbërta, ka qenë një nga prioritetet e bashkisë Sarandë, e cila po e mban këtë premtim.

Rruga “Jonianët”, e cila u çlirua pas ndërhyrjes për lirimin, sistemimin dhe paisjen edhe me ndriçim të trotuarit për këmbësorë, tashmë janë mbjellë lule e bimë dekorative.

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka publikuar pamjet nga transformimi që i bërë këtij segmeti.

“Pas ndërhyrjes për lirimin,sistemimin dhe paisjen edhe me ndriçim të trotuarit për këmbësorët në rrugën “Jonianët”, punonjësit e gjelbërimit mbollën lule dhe bimë dekorative në hapësirën e gjelbër në këtë segment”, shkruan Gurma në rrjetet sociale. /Sarandanews.com/